LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti thotë se Kosovës i duhet një kryeministër trim e i zoti për ta luftuar korrupsionin

Xhavit Haliti thotë se Kosovës i duhet një kryeministër trim e i zoti për ta luftuar korrupsionin

Në pajtim me raportin e Departamentit Amerikan, se ka korrupsion endemik në Kosovë, e pranon edhe nënkryetari i PDK-së, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Ai e pranon gjithashtu se korrupsioni nuk mund të bëhet pa qenë i ndërlidhur me klasën politike. E sipas tij, ky korrupsion luftohet me një kryeministër trim. Të pashmangshëm e quan ndryshimin e ligjit.


“Ne kemi rreth 1 miliard e 600 mijë euro buxhet të Kosovës dhe realisht unë besoj se një pjesë e madhe e këtij buxheti thithet nga diçka që nuk shihet dhe nuk e di askush. Vetë sistemi i prokurimit në Kosovë e ka kriju mundësinë e korrupstimit. Fuqia e politikanëve në këtë rast për të mos dhënë llogari për nënpunësit e vet që veprojnë, jogatishmëria e tyre për të dhënë dorëheqja dhe për të dhënë përgjegjësi për veprimet e vartësve të tyre. Të gjitha këto e kanë një domethënie që duhet dicka te ndryshojë në këto raporte”

Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit raportoj për korruopsion endemik në Kosovë, edhe nënkryetari i partisë më të madhe në vend Xhavit Haliti pranon se korrupsioni është i lartë dhe i ndërlidhur me zyrtarë të politikës. Sipas tij, Kosovës i duhet një kryeministër trim e i zoti për ta luftuar korrupsionin..

“Prandaj për ta bërë këtë duhet të jetë një kryeministër i zoti dhe trim që vendosë të përballet me të gjitha veprimet jo legale dhe jo ligjore. Duhet menjëhërë të bëhën ligjet e duhura për ta filluar luftën kundër këtyre fenomeneve”

Dmth sipas jush as kryeministri i atëhershëm Thaçi e as Kryeministri aktual Mustafa nuk kanë qenë mjaftueshëm, të themi ashtu trima për ta parandaluar korrupsionin?

“Shikoni edhe Thaçi edhe Mustafa të dytë janë deklaruar për zero korrupsion. Nëse janë deklaruar kështu atëhere e kanë mundësinë dhe shansin që të bëjnë ligje të përshtatme dhe t’i sjellin në Parlament e t’i miratojmë ato ligje. Më këtë ofertë elektorale kanë fitu vota partitë politike edhe këto që janë në opozita, prandaj unë nuk e shoh as nga opozita impenjimin apo angazhimin direkt për ta kufizuar mundësinë e korrupsionit përmes ligjit pos deklaratave boshe të cilat nuk e dërgojnë në përgjegjësi askënd”.

Megjithatë në një far mënyre thuhet se vet politikanët mbrojnë të korruptuarit, meqë korrupsioni është i ndërlidhur me klasen politike në vend?

“Sigurisht se pa mbështetje politike dhe pa lidhje me shtet me organe që kanë lidhje me Institucione që kanë të bëjnë me buxhetin është vështirë të bëhët korrupsioni, dhe për të bërë korrupsion duhet të jenë dy apo tri veta, dhe njëri prej tyre duhet mund të jetë i fuqishëm…Por mendoj dhe besoj se organet ligjz-batuese nuk duhet ta shohin funksionin e askujt por duhet të veprojnë në përputhje me vepren kushdo, qofte ai”.

Sipas Halitit korrupsioni me tenderë dhe allishverishët në mes të zyrtarëve e siç i quan ai tenderagjive mund të shihen madje edhe në lokale publike.

“Unë i shoh sa i përket OSHP-së e KRRP-së e këta tenderagjitë e ndryshëm dhe shefat e prokurimit. Çdo herë kur ka tendera këta i gjen në lokale të ckatuara, fshehurazi duke biseduar, duke krijuar ato raportet në mes firmave të cilat konkurojnë për tenderë të ndryshëm.Kjo e krijon vet atë sistem, është joshës përderisa nuk jep llogari para gjyqit askush dhe askush deri sot nuk është dënuar sa i përket korruosionit. Unë nuk shoh mundësi tjetër pos të bëjnë ligjet të cilat denojnë maksimalisht ata që merren me korrupsion dhe ligjzbatuesit të japin llogari në rast të mosveprimit”

“Zyrat të cilat kontrollojnë tenderët e ndryshëm, janë zyrtarë të cila nuk di si mund të kontrollojnë me mijëra tenderë e të konstatojnë dicka. Edhe vendimet e tyre nuk janë publike. Shqyrtimi I lëndëve nuk bëhët para publikut, përpara shoqërisë civile dhe protagonistët që janë në përplasje para këtyre organeve mnbesin në mëshirën e 2-3 personave të cilët besoj që nuk i shqyrtojnë fare por i bëjnë pazaret me këtë çështje”

Që të kemi rezultate në luftën kundër korrupsionit, Haliti thotë se shteti karshi keqbërësve duhet t’i ketë ndëshkimet e rënda. Për të është paradoksale se si një i korruptuar ka përfitime milioëshe dhe i njejti dënohet me vetëm 5 vjet burgim prej të cilave, një pjesë e vuan në arrest shtëpiak, e në fund amnistohet dhe shkon në shtëpi…..

“Shteti karshi keqbërësve duhet ti ketë ndëshkimet e rënda. Në qoftë se një i korruptuar ka përfitime të mëdha miliona ai maksimumi që mund të dënohet është 5 vjet. Nëse është kështu, kur kemi parasysh funksionimin e gjykatave, prokurorive tona atëhere del që dikush është sëmurë, rrinë në burg shtëpiak, i llogaritët burg qëndrimi shtëpiak dhe në fund amnistohet dhe shkon në shtëpi. Unë mendoj se duhet që ky denim të jetë më i madh”./RTK/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori