LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës mund të parandalonte vrasjet në Kumanovë (Video)

Xhavit Haliti: Qeveria e Kosovës mund të parandalonte vrasjet në Kumanovë (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka bërë një sërë kritikash për përgjegjësit e rendit e të sigurisë në vend.

Haliti ka kërkuar nga të gjitha organet e sigurisë, përfshirë edhe shërbimin sekrete, që të jenë sy hapur për të ditur se çfarë po ndodhë në vend, e sidomos me pjesën veriore.


Haliti akuzoi edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, se po i injoron në komisionin për siguri, që të sqarojë gjërat për rastin e Kumanovës, për të cilin nënkryetari thotë se këtë kanë mundur ta parandalojnë institucionet e sigurisë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Madje, ai thotë se për këtë rast, emrat i kanë pasur në tavolinë funksionarët e lartë të dyja vendeve, duke përfshirë edhe Qeverinë e Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit, mendon se çështja e demarkacionit është dashur të debatohet dhe shqyrtohet para se të nënshkruhet nga Hashim Thaçi në Vjenë.

Megjithatë, Haliti thotë se mirëpret këtë debat sepse sipas tij kemi dy të vërteta që qarkullojë, që janë dhënë mbi 8 mijë hektarë tokë dhe ajo që pretendon qeveria që nuk kanë dhënë tokë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori