LAJMI I FUNDIT:

Xhavit Haliti pret të intervistohet nga Gjykata Speciale

Xhavit Haliti pret të intervistohet nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se pret të marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Haliti për “ABCnews” ka mohuar se është ftuar nga Specialja.

“Unë nuk jam intervistuar nga Gjykata Speciale dhe pres që të intervistohem”, thënë ai.

Intervista e Halitit për këtë medium pritet të publikohet më vonë si e plotë.

Kujtojmë se Haliti ka qenë një prej veprimtarëve të parë të lëvizjeve që janë marrë me luftimin e regjimit serb në Kosovë dhe po ashtu njihet si  një ndër figurat kryesore të UÇK-së.

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është paraqitur për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm për aktakuzën që e rëndon nga Gjykata Speciale.

Po ashtu, sot është mbajtur edhe seanca e parë gjyqësore në Hagë ndaj ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi është deklaruar si i pafajshëm për krimet që pretendon Specialja.

“Unë nuk ndjehem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë të aktakuzës. Nuk jam fajtor për asnjë krim”, tha ai.

Krasniqi në seancën e parë gjyqësore në Hagë ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk ka trajtuar njerëz siç u trajtua ai.