Edhe pse kanë kaluar 21 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, banorët e fshatit Karaqevë të Komunës së Kamenicës, vazhdojnë të ndjehen të rrezikuar nga xhandarmëria e Serbisë, e cila kohë pas kohe futet në territorin e këtij fshati.
Përfaqësuesi i banorëve të Karaqevës, Selver Lenjani, ekspozoi të premten para objektit të Qeverisë së Kosovës, dëshmi dhe fakte të futjes së forcave serbe në këtë fshat.
Ai edhe njëherë ka kërkuar nga të gjitha institucionet relevante që të merren me problemin e fshatit Karaqevë, pasi që po konsideron se jeta e banorëve të brezit kufitar po vështirësohet, por edhe po rrezikohet.
“Kërkojmë nga institucionet relevante që të merren me problemin e Karaqevës. Mirëpo askush nuk merret dhe ka mbetur nën mëshirën e banorëve. Nuk ka institucion relevant në Republikën e Kosovës që nuk e kemi informuar që 20 vjet me radhë, ja urdhëroni shikoni këto foto sa një mijë fjalë. Vet fotoja që hyrja e xhandarmërisë serbe futet në brendësi të Kosovës dhe nuk merr askush përgjegjësi. Policia e Republikës së Kosovës nuk guxon të shkel në këtë zonën që po shihet. Xhandarmëria serbe futet kurdo. Kjo është një situatë e rëndë për banorët, shumë brengosëse dhe frikësohen që kjo pjesë do t’i mbetet Serbisë, sepse me dokumentacion zyrtar që posedojnë banorët e brezit kufitar është tokë e jona”, tha ai.
Lenjani ankohet në të gjitha institucionet vendore por edhe ndërkombëtare të cilat nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem.
“Kaloi Kryeministri këtu pari dhe i thash i nderuar kryeministër ke nderin të shohësh këtë ku shihet xhandarmeria serbe. Tha nuk kam kohë. Vazhdo kryeministër, na fal. Kaloi këtu edhe grupi i QUINT-it që ishte sigurisht në një takim këtu, i luta edhe ata që të shohin këto dëshmi, por asnjëri nuk u afrua që së paku moralisht të thonë se ky është problem akut që duhet zgjidhur dhe Karaqeva ka me qenë shumë vendimmarrëse. Me Karaqevën do të dëshmohet se Serbia ka tradhtuar, ka mashtruar, ka falsifikuar dhe i është servuar faktorit ndërkombëtar. Uroj që Brukseli zyrtar t’i korrigjoj gabimet që i ka bërë ndaj territorit të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai për kp.
Ajo zonë është përcaktuar si zonë neutrale dhe e vetmja forcë që ka të drejtë hyrje në atë zonë është KFOR-i. Hyrja e xhandarmerisë serbe në atë zonë dhe kontrollet që i bëjnë njerëzve, sipas banorëve është kërcënim direkt për qytetarët e Karaqevës në veçanti dhe për gjithë shtetin e Kosovës në përgjithësi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë