LAJMI I FUNDIT:

Xhamprerësi, zeja që po shuhet në Kosovë (Video)

Xhamprerësi, zeja që po shuhet në Kosovë (Video)

Xhamprerësi Demë Dili është ndër më të vjetrit në kryeqytet.  Ai ka thënë se interesimi për këtë lloj zeje, dikur ishte shumë i madh.

“Për mendimin tim, shumë zeje që është dashur me ekzistua sot nuk janë më. Faktikisht edhe në zejen e xhamprerësit kanë mbetur pak profesionist të vërtet, pasi këtë profesion po e ushtrojnë edhe mobilieritë, alumingjintë. Xhamprerës të plotë kanë mbetur pak”, deklaroi për RTV Dukagjinin, xhamprerësi Demë Dili.


Ai këtë zeje e  filloi para 36 viteve.

Sot, në lokalin e tij gjendën lloje të ndryshme të xhamave dhe kornizave, madhësitë e të cilave varet nga kërkesat e konsumatorëve.

Demë Dili, ka thënë se përgjatë viteve, kërkesat e klientëve kanë ndryshuar në tërësi.

“Kërkesat e klientëve kanë ndryshuar shumë. Në vitet e 80-ta kam punuar me korniza, goblena, xhama të thjeshta. Tash ka ndryshuar situata pasi kanë dalë izolime të ndryshme”, shton Dili, përcjell Telegrafi.

Të ushtrosh zanatin e xhamprerësit, padyshim që është një vështirësi në vete. Sepse, përveç që paraqet një lloj rreziku për personin i cili e praktikon,  kërkohet edhe precizitet i madh në punë.

“Kur kam qenë në shkollën fillore, kam pasur një shok që kishte vëlla një xhamprerës. Jam shoqëruar me të dhe me kalimin e kohës kam filluar të merrem edhe vetë me këtë profesion. Pas mbarimit të shkollës së mesme dhe shërbimit ushtarak kam hapur dyqanin në vitin 1982… Ia ka vlejtur që kam zgjedhur këtë profesion. Kam rritur fëmijët dhe i kam shkolluar, falë kësaj zeje. Me një fjalë, ia kam parë hajrin kësaj zeje”, shprehet ndër të tjera Demë Dili.

Dema e ka një brengë të madhe, sepse thotë se nuk ka kujt të ia lë trashëgim zejen, pasi që fëmijët e tij nuk kanë asnjë interesim.

Dili premton se do të vazhdojë me këtë profesion, derisa ta ketë shëndetin./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori