LAJMI I FUNDIT:

Xhamia e mbuluar nga therrat, degradimi erdhi pas viteve ’90-ta

Xhamia e mbuluar nga therrat, degradimi erdhi pas viteve ’90-ta

E ndërtuar mbi 350 vite më parë, xhamia në fshatin Vokopolë të Bashkisë së Poliçanit është një tjetër monument kulture i trashëguar që shkon drejt shkatërrimit.

Xhamia është ndërtuar në qendër të fshatit piktoresk, por rruga është e mbuluar me therrat. Edhe pse e lënë pas dore, kur e sheh nga larg, xhamia dallon për karakteristikat e një ndërtese qindravjeçare, me mure të fortë, ndërtuar me gurë të bardhë e të latuar.


Çatia që u ka rezistuar kohërave, ka formë të veçantë në krahasim me xhamitë e tjera. Muret brenda saj kanë harqe e qemere dhe në vendin ku kryheshin ritet, ende ka gjurmë të shkrimeve apo ornamente të pikturuara gjatë kohës kur u ndërtua.

Xhamia shërbeu si objekt kulti deri në vitet e para të sistemit komunist dhe në vitin 1949 u kthye në shkollë, por pas viteve ‘90 nisi degradimi i shpejtë i saj. Fillimisht iu vodhën dritaret, u shkatërruan pikturat dhe gjithçka e gdhendur brenda saj.

Kryeplaku i fshatit Vokopolë pohon se kjo ka qenë një vepër muzeale shumë e bukur, që nuk u shkatërrua gjatë viteve të diktaturës e që u kthye në këto vite thuajse në gërmadhë.

Restaurimi i këtij objekti do të shtonte një atraksion më shumë në këtë fshat me bukuri natyrore, por që fatkeqësisht u kujtohet pushtetarëve vetëm atëherë kur u duhet vota. /TCH /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori