LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi udhëheq seancën në gjuhën shqipe, kundërshtohet nga opozita maqedonase

Xhaferi udhëheq seancën në gjuhën shqipe, kundërshtohet nga opozita maqedonase

Seancën e sotme për pyetjet e deputetëve kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e filloi në gjuhën shqipe, ndërsa kundër kësaj ka dalur partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, tha se me përdorimin e gjuhës shqipe në Kuvend shkelen ligjet dhe Rregullorja e punës së Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


““Ashtu siç shkelët Kushtetutën gjatë miratimit të ligjit për gjuhët edhe sot shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja potencon se seancat drejtohen në gjuhën maqedonase. Këtë e bëni në prag të zgjedhjeve për një votë më shumë. Mos i nënçmoni qytetarët dhe mos manipuloni në prag të zgjedhjeve!”, tha Nikolla Micevski.

Ndërsa Xhaferi në gjuhën shqipe ia ktheu se iniciativa e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, nuk do të thotë ngrirje të ligjit.

Ai kujtoi se ligji është votuar në janar të vitit 2018 dhe tani është e qartë se mund të zbatohet.

Ndërsa koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski, tha se gjuha shërben për t’u kuptuar dhe më e rëndësishme sipas tij, është të miratohen ligje në interes të të gjithë qytetarëve.

Ndryshe, sot për herë të parë Xhaferi e udhëheq seancën kuvendare në gjuhën shqipe pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori