Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, për nesër në ora 11:00 caktoi seancë për Propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimit ashtu siç është e përshkruar në Rezolutën e Këshillit për siguri të Kombeve të Bashkuara 817 (1991) dhe 845 (1993), ndërprerjen e marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik nëpërmjet procedurës së shkurtuar.
Propozim-ligji i Qeverisë deri te Kuvendi e ka dërguar me flamur evropian kurse trupi kontrollues që do ta rishikojë do të jetë Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i të cilit është Artan Grubi.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Xhaferi thotë se deri të premten marrëveshja për çështjen e emrit duhet të ratifikohet nga ana e Kuvendit dhe t’i dërgohet Kyretarit të Shtetit. Gjatë ditës së sotme Xhaferi ka pasur takime me koordinatorët e grupeve parlamentare të Kuvendit dukë përfshirë edhe opozitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nesër pritet që Kuvendit të votoj Propozim-ligjin për ratifikim e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit, ku pastaj, Komisioni për Çështje Evropiane do të ketë dy ditë, sipas rregullores, të rishikojë marrëveshjen. Pastaj Propozim-ligji për ratifikim për do të dërgohet në seancë parlamentare.
Për t’u miratuar Propozim-ligji duhet shumicë e thjeshtë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 74 rishikoi dhe miratoi Propozim-Ligjin për ratifikimin marrëveshjes.
Pas marrëveshjes duhet të dërgohet deri te Kryetari Ivanov, i cili ka afat prej 7 ditësh të nënshkruajë. Nëse Ivanov e përdor të drejtën e tij për veto, marrëveshja do të dërgohet përsëri në procedurë parlamentare, por pastaj do të duhet të votohet me shumicë të thjeshtë, apo 61 deputetë. Marrëveshja në këtë rast dërgohet deri te Kryetari, i cili sipas Kushtetutës është i obliguar ta nënshkruajë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel