Pas largimit të Laurent Blanc, drejtuesit e Al-Ittihad kanë nisur kërkimin për një trajner të ri dhe një nga emrat që po shqyrtohet seriozisht është ai i Xavit.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, bisedimet mes palëve janë duke vazhduar, por ende në fazat fillestare.


Spanjolli 45-vjeçar, i cili drejtoi Barcelonën nga nëntori 2021 deri në maj 2024, udhëhoqi katalanasit drejt titullit të La Ligës 2022/23.

Ai u vlerësua për filozofinë e tij të lojës me posedim dhe për rritjen e talenteve të rinj si Pedri dhe Gavi. Megjithëse mandati i tij në Camp Nou përfundoi mes tensioneve me bordin, emri i tij mbetet i kërkuar në futbollin evropian dhe ndërkombëtar.

Al-Ittihad, që sezonin e kaluar u rendit i dyti në Ligën Profesionale Saudite, ka në skuadër yje të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kante, dhe synon të sfidojë dominimin e Al-Hilal. Drejtuesit e klubit besojnë se eksperienca dhe vizioni taktik i Xavit mund ta rigjallërojnë skuadrën dhe ta çojnë në një nivel më të lartë.

Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk është arritur deri tani. Kandidatë të tjerë janë ende në listë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë javëve të ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app