LAJMI I FUNDIT:

Winnie Harlow shfaqet e mahnitshme me një fustan të shkurtër portokalli

Winnie Harlow shfaqet e mahnitshme me një fustan të shkurtër portokalli

Winnie Harlow e shtoi nxehtësinë teksa shfaqi format e saj të lakmueshme me një fustan të shkurtër portokalli teksa mbërriti në Nobu në Malibu.

Teksa përgatitej për të shijuar darkën me një grup shoqesh, supermodelja 27-vjeçare xhamajkano-kanadeze shfaqi vetëbesim.


Të gjithë sytë ishin te mbretëresha e pasarelës dhe fustani i saj që shfaqte format e saj, i cili përmbante prerje të shumta, të guximshme në pjesën e përparme.

Veshjen e saj elegante, ajo e kombinoi me një pallto ngjyrë kafe, syze të qarta, unaza të shumta dhe një palë taka të larta metalike me majë të hapura, të arta.

Teksa ajo bënte një hyrje magjepsëse, bomba mbajti për dore një nga shoqet e saj, e cila mahniti me një fustan të zi.

Të enjten e kaluar, Harlow ndau një sërë fotosh me të dashurin e saj Kyle Kuzma në plazh në një vend të panjohur. /Telegrafi/