Këngëtarja e hitit, “Back To Black”, do të nënshkruajë kontratë me mogulin italian të modës, sipas së cilës ajo do të furnizohet vazhdimisht me veshjet e dizajnerit të famshëm, derisa ajo do t’i vesh ato në paraqitjet e saja publike.

Sipas gazetës britanike “Daily Mirror”, oferta e Cavallit ka ardhur pasi shoqja e tij, Victoria Beckham, i ka thënë se ajo është një admiruese e stilit të Winehouse.

Posh Spice e kishte quajtur Winehousen një ikonë të modës, ndërsa, sipas një burimi, Cavalli është bindur nga fjalët e Victorias dhe ka vendosur që të nënshkruajë me Amyn.