LAJMI I FUNDIT:

Windows shënon rënie

Windows shënon rënie

Hulumtimi i kryer kohë më parë nga ana e kompanisë Net Applications ka treguar se pjesëmarrja në treg e sistemit operativ Windows vazhdimisht shënon rënie prej 2007-ës, prandaj ekziston gjasë e madhe që do të ketë rënie nën 90% kur të publikohen të dhënat për këtë muaj.

Kur vizitorët vizitojnë cilëndo faqe interneti, ata lënë informata se cilin shfletues dhe sistem operativ përdorin. Net Applications shfrytëzon të dhënat statistikore nga 40.000 faqe interneti me qëllim që të masë popullaritetin e sistemit operativ.

Ajo që është nxjerrë si konkludim është se kompjuterët me sistem operativ Mac janë sfidë përherë më e madhe për Windowsin me 5.02 për qind të pjesëmarrjes në treg. /Telegrafi/