LAJMI I FUNDIT:

Windows 95 mbush 25 vjet

Windows 95 mbush 25 vjet

Empire State Building shkëlqeu në ngjyrat e Windows. Microsoft pagoi 3 milionë dollarë për këngën e Rolling Stones.

Windows 95 nuk ishte veçanërisht i sigurt dhe i qëndrueshëm.


Por pamja e re dhe përmirësimet e shumta në sistemin operativ e lehtësuan punën dhe lojën në PC.

Edhe 25 vjet më vonë, Bill Gates ende krenohet me historinë e Microsoft, transmeton Telegrafi.

“Start Me Up” – Rolling Stones formoi tingullin e fillimit të sistemit operativ Microsoft Windows 95, 25 vjet më parë.

Themeluesi i kompanisë Bill Gates kishte paguar 3 milionë dollarë, për të marrë të drejtat e përdorimit të këngës për festën e premierës më 24 gusht.

Në New York Empire State Building ishte ndriçuar me ngjyrat e Windows gjatë natës. Industria nuk kishte parë kurrë diçka të tillë.

Windows 95 u përshëndet si e para në botë.

Sistemi Microsoft solli me vete një sipërfaqe të re grafike e cila bazohej në dokumente dhe mund të operohej me miun.

“Windows 95 ishte një moment historik i madh për kompaninë”, tha Gates në një video në vitin 2018. /Telegrafi/