Williams, i cili luan bashkë me Travoltan në filmin “Old Dogs”, nuk mund të imagjinojë diçka më të keqe sesa humbja e fëmijës, ashtu që e ka të vështirë të kuptojë se si e ka përballuar një situatë të tillë bashkaktori i tij, pas vdekjes së djalit 16-vjeçar në janar të vitit të shkuar.

“Është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë, të të vdesë fëmija para teje. Asgjë nuk është më e vështirë se ajo”, ka thënë ylli i filmit “Good Will Hunting”, i cili është baba i tre fëmijëve. /Telegrafi/