LAJMI I FUNDIT:

William Gallas ia propozon Arsenalit një sulmues që shënon mbi 20 gola në sezon

William Gallas ia propozon Arsenalit një sulmues që shënon mbi 20 gola në sezon

Arsenali ka nevojë të madhe për një sulmues për sezonin e ri dhe shumë emra ka në listën e tyre të dëshirave.

Duke marrë parasysh se Victor Osimhen dhe Alexander Isak janë të shtrenjtë, Arsenali ka ndryshuar tanimë objektiva për repartin ofensivë.

Ish-mbrojtësi francez i Topçinjve, William Gallas ka thënë se e di që Arsenali ka nevojë për një sulmues dhe ai ia ka propozuar transferimin e Ollie Watkins të Aston Villas.


“Unë e di që Arsenali dëshiron një sulmues dhe ata patjetër kanë nevojë për një pasi ata kanë nevojë për diçka ndryshe nga Gabriel Jesus. Më pëlqen Ollie Watkins nga Aston Villa”.

“Unë mendoj se ai do të ishte një profil i mirë për Arsenalin, ai mund të zgjerojë mbrojtjen dhe t’i ofrojë diçka ndryshe për dallim nga Jesusit. Ai është lloji i lojtarit që do të dëshironit të luanit në sulm me dikë tjetër. Ai është i shpejtë dhe inteligjent”.

“Një lojtar si ai do të ishte i mirë për Arsenalin, veçanërisht nëse ai luan me dikë që mund të lidhet me të në sulm. Jesus u lëndua sezonin e kaluar, por ju duhet një sulmues që mund t’ju shënojë 20 gola plus”, tha Gallas.

Arsenali pas Ezes, anglezi mund të bëhet transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Topçinjve
Lexo po ashtu Arsenali pas Ezes, anglezi mund të bëhet transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Topçinjve

Jesus pati një sezon të paqëndrueshëm dhe zhgënjyes 2023/24 në Arsenal, duke humbur përfundimisht vendin e tij në formacionin fillestar ndaj Kai Havertz .

Topçinjtë dhe Mikel Arteta janë të hapur për të lënë brazilianin të largohet nga klubi këtë verë, por 27-vjeçari dëshiron të qëndrojë në Emirates Stadium. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori