LAJMI I FUNDIT:

William Walker: Zhvillimet pas Reçakut çuan në pavarësimin e Kosovës

William Walker: Zhvillimet pas Reçakut çuan në pavarësimin e Kosovës

Diplomati amerikan dhe miku i kosovarëve, William Walker, ka kujtuar Kosovën para 20 vjetëve, duke theksuar rëndësinë e jehonës ndërkombëtare të Masakrës së Reçakut.

Walker ishte personi i parë ndërkombëtar që e quajti Masakrën e Reçakut të vitit 1999 “gjenocid të kryer ndaj shqiptarëve”.


Ai tha se po të veprohej ndryshe ndoshta gjërat pas 99’ës nuk do të zhvilloheshin ashtu siç ndodhën.

“Këtu dola nga politika e jashtme amerikane. Posa e pashë Reçakun thashë do ta denoncoj dhe do të tregoj se e bënë forcat serbe”.

“Është vetëm një hamendësim, por besoj me të vërtetë se ishte diçka në lidhje me atë moment. Secili nga komuniteti ndërkombëtar ishin të brengosur me atë çka kishte ndodhur më parë në Srebrenicë dhe ajo që ndodhi ne Reçak ishte në të gjitha gazetat nëpër botë dhe diçka duhej të bëhej”.

“Po të mos kishte ndodhur ajo, besoj se komuniteti ndërkombëtar në një formë do të shtyenin [Sllobodan] Millosheviqin që t’i jepte një autonomi të kufizuar Kosovës dhe kjo do të ishte ende nën kontrollin e Beogradit, mirëpo me pak më shumë ndryshime kozmetike – një autonomi të vogël. [Sllobodan] Millosheviqi do ta pranonte këtë”.

“[Sllobodan] Millosheviqi bëri disa gabime shumë të mëdha. Fillimisht refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë dhe e dyta u mundua të më largonte mua dhe ajo e solli shtypin, madje edhe nga Japonia, dhe Reçaku ishte në faqet e para të ‘New York Times’, ‘Washington Post’ etj. Atyre që u kujtohej Srebrenica nuk donin të shikonin në anën tjetër  dhe të ndodhte e njëjta gjë përsëri”, tha ai në Klan Kosova.

Walker tha se nuk kishte parashikuar gjërat që do të vinin pas Masakrës së Reçakut, por se zhvillimet pas kësaj ngjarje njëra pas tjetrës sollën pavarësimin e Kosovës.

Ai ka kujtuar edhe momentin kur i është dashur të largohej nga Kosova, me ç’rast tha se u kërkoi falje shqiptarëve që po i linte.

“ ‘Zoti ju ndihmoftë’ – e kam thënë me gjithë zemër. Në takimin me stafin e misionit, stafin shqiptar kryesisht, desha t’ju thoja atyre se po largohemi dhe po i lenim ata të pambrojtur dhe ishin disa ditë shumë të këqija që po vinin. E dija se po vinte bombardimi, se [Sllobodan] Millosheviqi nuk do të dorëzohej dhe se do të kishte shumë vrasje”.

“Atë çfarë desha t’ju thoja shqiptarëve aty ishte ‘më falni që po ju them se po largohemi, më vjen keq që po ju vë në një situatë shumë të keqe’ dhe ju kërkova falje”.

Ndërsa 20 vjet pas, William Walker thotë se Reçaku ka ndryshuar shumë dhe se Kosova ka pësuar ndryshime dhe se ka përparime.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori