Të shtunën do të dihet përfundimisht nëse Partia e Lirisë e Wildersit dhe kristian-demokratët do ta formojnë qeveri të koalicionit.

Iniciativat e reja të koalicionit mund ta përgjysmojnë numrin e imigrantëve që hyjnë në vend, dhe t’i zvogëlojnë shpenzimet e qeverisë për 18 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/