Pasi Mark Breland e hodhi peshqirin duke e dorëzuar meçin e Deontay Wilder ndaj Tyson Fury, u raportua se me këtë rast, ai e kishte ‘hedhur’ edhe punën e tij.

Mirëpo, boksieri amerikan ka deklaruar të premten se ka ndërruar mendim. Njeriu që i dha fund zyrtarisht duelit për titullin WBC që e fitoi boksieri britanik, do të mbetet pjesë e ekipit të 34-vjeçarit.

Deontay Wilder do të shkarkojë trajnerin që hodhi peshqirin në ring në rimeçin ndaj Tyson Furyt – por jo edhe dizajnerin e kostumit Deontay Wilder do të shkarkojë trajnerin që hodhi peshqirin në ring në rimeçin ndaj Tyson Furyt – por jo edhe dizajnerin e kostumit

“Unë jam luftëtar. Ndihem njësoj si në mbrëmjen e duelit. Nëse më duhet të dal, do të dal me mburojën time”.

Tyson Fury – Deontay Wilder. (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Por, e kuptoj se këndi im dhe ekipi im e ka prioritet më të mirën time. Mark Breland është akoma pjesë e ‘ekipit Wilder’”, ka deklaruar amerikani për ESPN.

Nëse Breland nuk do ta dorëzonte meçin, Deontay që ishte i lënduar dhe nuk e mbante baraspeshën, me shumë mundësi do të përfundonte me nokaut. Sidoqoftë, ai ia ka bërë të qartë ekipit se duhet t’u bindet dëshirave të tij.

Trajneri i Wilderit e kritikon asistentin e tij për hedhjen e peshqirit: E dorëzoi meçin pa lejen time Trajneri i Wilderit e kritikon asistentin e tij për hedhjen e peshqirit: E dorëzoi meçin pa lejen time

“I kam thënë ekipit tim që kurrë, kurrë, pavarësisht se si mund të duket, të mos e hedhë peshqirin, sepse unë jam diçka tjetër. Kisha edhe pesë raunde. Nuk ka rëndësi se si dukesha, isha akoma në duel”.

“E kuptoj se ai po kujdesej për mua dhe u përpoq ta bënte atë që ka menduar se ishte gjëja e duhur, por kjo është jeta ime dhe karriera ime, dhe ai duhet t’i pranojë dëshirat e mia”, ka shtuar më tej Wilder. /Telegrafi/