LAJMI I FUNDIT:

Wild Futures – ngjarje për Digital Creativity, Digital Marketing, Data Science dhe Project Management

Wild Futures – ngjarje për Digital Creativity, Digital Marketing, Data Science dhe Project Management

Eventi ‘Wild Futures’ është i organizuar nga Jungle, qendër e trajnimeve në fusha si Digital Marketing, Data Science, Project Management, Graphic & Motion Design e të tjera, në Prishtinë.

Wild Futures është konferencë dy ditore që mbledh së bashku profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Fokusi kryesor do të jetë në Digital Creativity, Digital Marketing, Data Science dhe Project Management.

Në ditën e parë me 21 Qershor do të mbahet konferenca ku do të ketë fjalime, diskutime në panel, panair të punës dhe ekspozitë arti.

Sebastian Gier, ish Lead Designer i BMW Group dhe Artemisa Beltoja, Senior Project Manager në Amazon do të jenë folësit e konferenceës. Pjesë e konferencës do të jenë edhe ekspertët vendorë që do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre si Lirim Zenuni, Enkela Maxhuni, Arvan Berisha dhe shumë të tjerë.

Në panairin e karrierës, mund të lidheni me punëdhënësit potencialë dhe të mësoni për mundësitë e punësimit në fushën tuaj të preferuar.

Bëhuni pjesë e këtij eventi dhe mësoni për trendet më të reja në fushat më të kërkuara, për mundësitë e punës dhe se si mund të krijoni një karrierë të suksesshme në secilën fushë.

Pjesëmarrja në Wild Futures është falas! Konferenca mbahet më 21 Qershor, tek Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe fillon prej orës 13:30.

Kush mundet me marrë pjesë? Të gjithë personat e interesuar për temat e konferencës pa marrë parasysh moshën janë të mirëseardhur.

Rezervoni vendin tuaj KËTU

Për më shumë informata rreth Wild Futures dhe për të parë se kush janë folësit e rradhës, ndiqeni Instagram-in e eventit.