LAJMI I FUNDIT:

Wi-Fi 1 gigabitësh vitin e ardhshëm

Wi-Fi 1 gigabitësh vitin e ardhshëm

Në fund të vitit të ardhshëm priten pajisjet e para me mbështetje për 802.11 ac, e dërgesat deri më 2015 do të mund të rriteshin në një miliard njësi.

Ani pse nuk është përfunduar, standardi pa tela 802.11 ac do të mund të ketë pranim të shkëlqyeshëm në mesin e përdoruesve. Kështu së paku konsideron kompania analitike In-Stat, e cila vlerëson se deri më 2015 do të shiten hiq më pak se një miliard dollarë pajisje me mbështetje për 802.11 ac.


Standardi i ri, i cili ende pret ratifikimin e trupit përkatës ndërkombëtar IEEE, ofron shpejtësi të bartjes së dhënave me anë të rrjetit pa tela (wireless) deri në 1 Gbps.

Shpejtësitë janë dukshëm më të mëdha sesa teknologjitë më të shpejta aktuale Wi-Fi, , 802.11 n, e standardi i ri për punën e vet do të shfrytëzojë frekuencat nën 6 GHz, në mes të katër e tetë kanalesh si dhe do të ketë modifikime në vet modulimin. /Telegrafi/