LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp për desktop e merr këtë veçori të dobishme

WhatsApp për desktop e merr këtë veçori të dobishme

WhatsApp planifikon të shtojë një veçori të re në versionin e saj desktop, i cili do t’i ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë bisedat e tyre me lehtësi.

WABetaInfo ka zbuluar se WhatsApp është duke përgatitur një opsion të ri “Select Chats” për versionin e tij desktop/web të aplikacionit.


Me këtë veçori, përdoruesit do ta kenë më të lehtë të zgjedhin disa biseda njëherësh për t’i shënuar si të lexuara ose të palexuara. Gjithashtu, funksioni do t’i lejojë përdoruesit të heshtin disa biseda në të njëjtën kohë.

Funksioni është aktualisht në fazën e testimit dhe nuk ka informacion se kur do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Përveç kësaj, shërbimi, i cili është në pronësi të Metës, duhet të prezantojë mundësinë e raportimit të statusit të përditësimit brenda versionit desktop, nëse ndahet diçka e dyshimtë ose e pakëndshme.

Në fillim të kësaj jave, mësuam se WhatsApp do të ndalojë së punuari në disa telefona pas 31 dhjetorit, dhe këtu është një listë e atyre pajisjeve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Black Shark vjen me një “unazë inteligjente” me 180 ditë jetëgjatësi të baterisë

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Kalo në kategori