LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp mundësoi përdorimin e të gjitha emoji-ve

WhatsApp mundësoi përdorimin e të gjitha emoji-ve

Aplikacioni popullor WhatsApp para disa muajsh prezantoi gjashtë opsione emoji që mund të përdoren për reagime dhe tani përdoruesit lejohen t’i përdorin të gjitha.

Disponueshmëria e të gjitha emoji me qëllim reagimi është zyrtarizuar nga themeluesi dhe drejtori i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, i cili zotëron aplikacionin WhatsApp.


Reagimet e emocioneve janë praktike kur një përdorues dëshiron të reagojë/përgjigjet shpejt ndaj përmbajtjes që merr nga një përdorues tjetër.

Për të përdorur emocion për një reagim, mjafton një trokitje e gjatë në mesazh dhe më pas një trokitje në butonin “+” që përdoruesi të ketë qasje në listën e plotë të emojit. Pas kësaj, ju vetëm duhet të zgjidhni reagimin e dëshiruar.

Ky përditësim e ka sjellë WhatsApp në të njëjtin nivel me Messenger kur bëhet fjalë për reagimet e emoji. Telegram kohët e fundit prezantoi emoji të zgjeruar dhe reagime të animuara, por kërkon një abonim shërbimi premium prej 5 dollarë në muaj.

Megjithatë, opsioni është falas në WhatsApp dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën në ditët në vijim. /Telegrafi/