Joao Miranda dëshiron të lërë Interin për të luajtur më shumë minuta dhe West Ham United është gati të rivalizojë Romën për nënshkrimin e tij.

Reprezentuesi brazilian është i zhgënjyer me pozicionin e tij pas ardhjes së Stefan de Vrij, i cili e shtyu atë drejt bankës rezervë..


Megjithëse mbrojtësi ka marrë propozime nga Brazili, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ai duket se është më i prirur të qëndrojë në Evropë.

Sipas gazetës italian Corriere dello Sport, West Ham ka bërë një qasje për të marrë Miranda, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2020.

Joao Miranda Inter e1524686164655 Joao Miranda (Foto: Getty Images)

Roma është gjithashtu një opsion, megjithëse Giallorossët do ta merrnin atë vetëm në huazim me opsionin blerje në fund të sezonit.

Çmimi total i kërkuar nga Inter për 34-vjeçarin është në rajonin prej 20 milionë euro.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë se Nerazzurrët janë gati të lejojnë largimit e brazilianit për çdo ofertë mbi 10 milionë euro.

Ndryshe, 34-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe me Coritiba, Soxhaux, San Paolo dhe Atletico Madrid. /Telegrafi/

telegrafi sport app