LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Thaçin, Walker: Sa më shpejt të formohet Qeveria

Pas takimit me Thaçin, Walker: Sa më shpejt të formohet Qeveria

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka pritur të dielën në takim ish-ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ky i fundit edhe një herë ka bërë thirrje që sa më shpejt të formohen institucionet e vendit, ku edhe ka kërkuar që Thaçi të shkoj në pushim, pasi tashmë ai është thinjur.

Miku i Kosovës ka theksuar se është krenar për Kosovën.

Në lidhje me këtë, kreu i vendit tha se interesimi i Walker  për ndërtimin e institucioneve të reja është legjitim.

“Edhe një herë faleminderit shumë ambasadorit Walker për gjithçka që po bën për Kosovën. Nganjëherë është edhe kritik ndaj neve që jemi në politikë, por gjithmonë këto kritika kanë qenë të mirëseardhura për t’u përmirësuar edhe unë personalisht që edhe kur na ka kritikuar e kemi dashur e kemi respektuar punën dhe angazhimin e Walker sepse dëshiron që ta sheh Kosovën sa më shpejt përpara dhe të mirë të jetë e konsiliduar”, tha Thaçi.

Pas takimit që pati me Thaçin, Walker tha se Kosova për këto 20 vjet po zhvillohet dhe është krenar për atë se çfarë ka bërë për vendin. Megjithatë, sipas tij, Kosova ka humbur shumë ditë pa formimin e Qeverisë së re.

“Unë mendoj që Kosovës i  duhet një qeveri, ju i keni humbur 100 ditë, sot është dita e 101 apo 102, po shpresoj që nuk do të zgjasë edhe shumë çështja e formimit të qeverisë, dhe Kosova të kthehet në rrugën e progresit, atë që  të gjithë në Kosovë e duan , dhe ajo cila është më e rëndësishme të jetë një vend i suksesshëm në Evropën Qendrore”, tha Walker, transmeton KP.

Krahas kësaj, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, ishte raportuar se Walker nuk ia ka zgjatur dorën Thaçit, por një lajm të tillë e ka demantuar ish-ambasadori i OSBE-së.

“Të ju jepni këtyre burrave një pushim, ai është bërë gogja i qetë, i thinjur, mirëpo edhe me një pamje më të hijëshme, kështu që jepuni një pushim dhe ju lutem mos i merrni gjërat siç u morën në një kafe në Shtime, kur unë isha duke ia dhënë një libër dhe isha duke i treguar një temë të rëndësishme nga libri, dhe dukshëm kur ishim duke e shikuar librin nga prapa, një gazetar mendoi se kjo paraqet diçka shumë domethënëse se nuk ia kam zgjatur dorën presidentit, kështu që nëse nuk e ke problem do ta zgjas dorën edhe një herë”, u shpreh ai.

Walker i cili po qëndron në Kosovë në shënimin e 21 vjetorit të masakrës së Reçakut, gjatë këtyre ditëve ka pasur takim edhe me kreun e Lëvizjen e Vetëvendosje, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ku ka kërkuar që sa më shpejt të formohen institucionet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori