Me shqetësim të madh e ka pritur udhëtimin e ish-krerëve të UÇK-së për në Hagë, ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker.
“Shqetësohem për Kosovën”.
Walker ka komentuar zhvillimet dramatike të ditës së sotme.
Ai ka theksuar se sot është një ditë e trishtueshme për kosovarët, ndërsa përgjigjen pozitive të ish-krerëve të UÇK-së për ftesat e Speciales i ka cilësuar si gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur.
Tutje, ai ka pasur kritika për Prokurorinë e Specializuar në Hagë. Walker ka përmendur se si vartësit e Sllobodan Millosheviqit që kishin kryer krime në Kosovë, tani kanë pozita të rëndësishme udhëheqëse në Serbi dhe nuk gjykohen.
“E kam thënë këtë më herët, nuk jam ndonjë tifoz i Prokurorisë Speciale. Tashmë kanë kaluar 5 vjet dhe tashmë kemi një numër aktakuzash… Kritika ime ndaj gjithë këtij procesi është që në thelb. Janë akuzuar shtatë apo tetë udhëheqës të UÇK-së ndërkaq që ka zyrtarë në pozita të rëndësishme në Serbi që kanë kryer krime dhe nuk kanë aktakuza”, është shprehur ai.
Ish-ambasadori i OSBE-së, shtoi se pë të nuk është proces i baraspeshuar në kuptim të ndëshkimit dhe ndjekjes penale.
“Është lajm i keq për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai për televizionin publik.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi mbrëmë u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.
Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, sot u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-shefi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtori i shërbimit informativ të UÇK-së, Kadri Veseli dhe anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
135 euro ryshfet që t’ia lehtësojë procedurat për lirimin e mallit, kërkohet paraburgim për zyrtarin e ATK-së në Mitrovicë
Toshkovski: Zgjedhjet përgjithësisht kaluan qetë, 12 raste të fotografimit të fletës së votimit
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën