Para këtyre zgjedhjeve, PDK kishte mbetur pa kreun e saj e LDK pa flamur. Të parët shkuan në Hagë “me mbrojt lirinë tonë”, e të dytët, pra “flamurin e rugovizmit”, e mori Vjosa me vete, në rrugëtimin e saj me Vetëvendosjen. E mori për me e “mbrojt” nga rugovistët. Prej këtij pështjellimi, si pasojë, LDK u dërrmua, PDK ra në gjunjë dhe u dorëzua, ndërsa vota qytetare shkoi te Albini dhe Vjosa. U quajt shkurt: “Vvota”. Për shembull një vajzë duke qeshur, po thoshte: “unë VVotova”. Një tjetër po shkruante në profilin e saj: “VVota ime”…
Përndryshe, nuk kam pasur titull më të shkurtë ndonjëherë për një shkrim. Nuk kam pasur as shkrim që duket kaq i anshëm, edhe pse nuk është i anshëm. Thjesht ndonjëherë është e vështirë të mos shprehet damari popullor që po rrahë nën rrobat e trasha të dimrit. Përpiqem me ndjekë logjikën e argumenteve e jo vrullin e emocioneve, edhe pse shkrimet pa emocione janë sikur përkthimet në Google . E shkrimet e tilla lexohen veç prej zori, e jo me afsh, jo ashtu si hahet një hamburger për shembull. Kuptohet, nuk po e promovoj ushqimin e shpejtë këtu, as mediat me qasje jo të shëndetshme, por… t’i kthehemi titullit se populli është në dietë.
S’ka dyshim se titulli është me dy kuptime. Në rregull, ndoshta i ka më shumë kuptime, por ka potencë me shprehë frymën. Mënyra më e mirë për me e bë frymë dikë është me e kontestua kur ti vet publikisht je i denoncuar si i keqi në rrëfim. Ishte bartës i listës dhe e ndaluan, kështu e bënë frymë. Rrëfimi për të pastaj ishte përfolur gjatë nëpër kafene, oda, zyra, shëtitore, nëpër ara të bukës, pra kudo, përveç në mediat “e lira” dhe në institucione.
Pra, është veç një fjalë që i përshkruan zgjedhjet e kaluara, sidomos atmosferën dhe përmasat e kësaj lëvizjeje e cila u formësua pa ndonjë fushatë kushedi çfarë elektorale, madje nuk kishte as shkuarje nëpër mediat “e mëdha” sidomos te disa të cilat u përfolën edhe nëpër raporte ndërkombëtare. Vet i quajtën mediat e tyre, të lira, sepse edhe atyre ua sollën lirinë sikurse edhe ne. U kuptua se lirinë nuk e patën gjete mes nesh, por e patën sjellë. Prandaj, ata që na e sollën lirinë, tash po i marrin nëpër gjykata dhe ne na mbeti vetëm liria. Ata që shkuan “me Çlirimtarët”, nuk e kaluan pragun. Ka konfuzion të përgjithshëm lidhur me pyetjen e famshme, kadariane: Kush e solli….lirinë!
Thjesht, populli e ndjeu frikën dhe panikun e tyre, preku pulsin e tyre të shqetësuar i cili rrahu çmendurisht kur morën vendim me (keq)përdorë shtetin për pushtetin. Rrahën gjoksin e mbushur me medaljet për paqen dhe luftën e së kaluarës dhe me fushatën e mbushur me premtimet se do të ndreqnin krejt atë që dikush e kishte prishur derisa ata ishin në pushtet nxorën në fushatë edhe gjykatat. Tjerat pastaj rrodhën vet. Ndalimi solli çlirimin.
Ishte një fushatë kundër “Vvotës”, e përmasave të papara ndonjëherë ndër ne, ku të gjitha partitë përpiqeshin të hidhnin një gurë mbi mëkatarët të cilët na kishin prishur me ndërkombëtarët dhe po na kthenin në komunizëm. Kështu po na “ndihmonin” me kuptua rrezikun që sillte liria, me të cilën nuk jemi mësuar ende këto njëzetë vite dhe mund të lëndoheshim me të si me një lodër të rrezikshme. Mohimi i të drejtës për kandidim për bartësin e listës së Vetëvendosje, ishte veç guri i parë, drejt mëkatarëve, por padyshim ishte guri i fitores së tij. Prej udhëheqësit të listës për ndryshime, e bënë udhëheqës shpirtëror të ndryshimeve.
Tash, ishte ndihmë e pritur. Na kanë “nimue”, qe 20 vjet! Nejse, këtë titull meqë e nisëm me të, nuk e solla unë. E gjeta në rrjetet sociale, si një status i cili njëkohësisht fshihte dhe tregonte se për kë kishte votuar autorja. “Vvota ime” e kishte shkruar ajo, shoqëruar me një zemër të kuqe! A do të mbetet vota e saj, jehona e një fushate, një mbrojtje me heshtje para sulmeve të atyre që historia po i tërhiqte teposhtë, dhe tjerët po i ngriste, mbetet të shihet! Gjithsesi një faqe e re e historisë tonë më të re është hapur dhe shpejt do të shohim rreshtat e parë të shkruar…!
Ndërkohë, nëpër rrjete shumëkush ka ide që 14 shkurti të shpallet si data e çlirimit të dytë të Prishtinës. Apo ishte i tretë?
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Deputeti serb: Dënoj vrasjen e policit të Kosovës, sulmi në veri ishte i tmerrshëm

Rama tha se KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, Haxhiu: Ishte kërkesë e stërvjetruar e Vuçiqit

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Jose Mourinho nuk i la vetëm lojtarët që shkuan të përshëndesnin tifozët e Romës pas humbjes turpëruese

Çfarë lidhje ka Guardiola me liderin e La Ligës, Gironan, klubi që ka më shumë pikë se Man City

Caka: Jam dëshmitar okular se Radoiçiqi i vrau tre shqiptarë në Gjakovë

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët