LAJMI I FUNDIT:

LVV vazhdon me reagime ndaj deklarimeve të Lutfi Hazirit për kryeministrin

LVV vazhdon me reagime ndaj deklarimeve të Lutfi Hazirit për kryeministrin

Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.


Besnik Bislimi i Vetëvendosjes: Deklaratat e Lutfi Hazirit nuk çojnë peshë në bisedimet me LDK-në
Lexo po ashtu Besnik Bislimi i Vetëvendosjes: Deklaratat e Lutfi Hazirit nuk çojnë peshë në bisedimet me LDK-në

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

Zgjedhja e kryeministrit, Faton Bislimi: Reagimet e LVV-së, të paarsyeshme
Lexo po ashtu Zgjedhja e kryeministrit, Faton Bislimi: Reagimet e LVV-së, të paarsyeshme

Por, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

“Deklarata të stilit “qe s’e shutoj unë penalltinë, e marr topin e shkoj në shpi”, nuk i bëjnë nder një partie që pretendon të jetë institucionaliste e shtet-formuese”, shkruan Murati në Facebook.

Haziri i reagon edhe Bislimit: Ju dhe LVV e dini rolin tim
Lexo po ashtu Haziri i reagon edhe Bislimit: Ju dhe LVV e dini rolin tim

Ndërsa deklarata e Hazirit erdhi në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, janë duke zhvilluar bisedime për formimin e koalicionit qeveritar, Murati thotë se nuk ka kohë për të humbur.

“Shumë pune na pret, e kohë për të humbur nuk kemi. Qytetarët na votuan që të punojmë dhe ta kthejmë shpresën. Andaj edhe duhet të sillemi siç na takon”, shkruan kandidati i VV-së për deputet Hekuran Murati.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori