LAJMI I FUNDIT:

VV: Të jesh punëtor në sektorin privat në Kosovë, nënkupton të punosh si punëtor krahu

VV: Të jesh punëtor në sektorin privat në Kosovë, nënkupton të punosh si punëtor krahu

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion në sheshin ‘Skënderbeu’ në shenjë pakënaqësie me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat.

Deputeti Driton Çaushi, foli për kushtet e punëtorëve në sektorin privat, problemet që i preokupojnë, me theks të veçantë vdekjet në vendet e punës.


“Vdekjet në vendin e punës janë alarmante dhe mbesin të tilla për vite me radhë pa asnjë masë serioze nga institucionet në lidhje me këtë çështje. Vetëm në vitin 2017 kemi 6 jetë të humbura, më pak se 4 muaj janë 6 punëtorë që kanë vdekur në vendin e punës. Të jesh punëtor në sektorin privat nënkupton të punosh si punëtor krahu dhe të lësh gjymtyrët në vendin e punës”, u shpreh ai.