LAJMI I FUNDIT:

VV: Kosova ka ligje që e garantojnë barazinë, por në realitet gratë po e vuajnë diskriminimin dhe pabarazinë

VV: Kosova ka ligje që e garantojnë barazinë, por në realitet gratë po e vuajnë diskriminimin dhe pabarazinë

Drejtuesja e Sekretariatit të gruas aktiviste në lëvizjen Vetëvendosje, Nazlije Bala ka thënë se muaji mars është muaji në të cilin janë zhvilluar çështje të rëndësishme për gjininë femërore.

Balaj theksoi se duke parë rëndësinë që brenda LVV të ketë më shumë vajza që të përfshihen në skenën politike, duhet të zhvillohen politika të mirëfillta që e tregojnë realitetin, gjendjen e grave dhe vajzave.


“Marsi shqiptar ka në vetvete domethënie të shumëfishtë, demonstrata, protesta, marshe që e karakterizojnë këtë muaj. Lëvizja Vetëvendosje dhe gratë që janë pjesë e saj do të vazhdojnë me aktivitete që nuk ndalen vetëm me simbolikën e 8 marsit. Do të kemi tryeza, vizita, konferenca e aksione që adresojnë çështjen e grave në Kosovë”, ka thënë ajo.

Balaj ka theksuar se duhet të ketë më shumë pjesëmarrje të grave në skenën politike, raporton Telegrafi.

“Duke parë rëndësinë që brenda LVV të ketë më shumë vajza që përfshihen në skenën politike, duhet të zhvillohen politika të mirëfillta që e tregojnë realitetin, gjendjen e grave dhe vajzave, dhe për këtë neve na duhet bashkim sa më i madh. Andaj ne shpallim muajin mars, muaj të anëtarësimeve të grave dhe vajzave në LVV. Pranvera shqiptare nuk vjen pa pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në Lëvizje, pra  pranvera vjen duke u bërë bashkë me të gjitha ato që refuzojnë të nënshtrohen”, ka theksuar ajo.

Ndërkaq, njëra nga aktivistet e VV-së theksoi se gjendja e grave dhe vajzave në Kosovë nuk është e mirë.

“Kosova ka ligje që e garantojnë barazinë, e dënojnë diskriminimin, por në realitet gratë në Kosovë po e vuajnë diskriminimin, pabarazinë e po u mohohet edhe jeta. Kjo nuk është për fajin e grave, por si dështim i pushteteve për ndërtim të politikave për të ndryshuar dhe avancuar pozitën e gruas në shoqëri. Kjo gjendje nuk mund të vazhdoj e tillë, duhet të ndryshoj, e ndryshimi vihet nga ne. Sot nga këtu ftoj vajza e gra t’i bashkohen LVV-së, që të bashkëpunojmë në ndryshim për kauza të grave, për barazi e drejtësi sociale, sepse bashkë është e mundshme”, ka thënë ajo. /Telegrafi/