LAJMI I FUNDIT:

VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu, i arrestuar në rastin “Brezovica”

VV-ja suspendon asamblistin Berat Lahu, i arrestuar në rastin “Brezovica”

Lëvizja Vetëvendosje ka suspenduar asamblistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahun, i cili u arrestua të mërkurën në aksionin “Brezovica”.

Reklama

I njëjti dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, ndaj VV-ja ka marrë vendim për suspendim deri në zbardhjen përfundimtare të rastit.

“Jemi njoftuar me vendimet dhe pretendimet e organeve të drejtësisë për anëtarin tonë në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Këto lidhen me angazhimin e tij të mëhershëm, pra vitet 2016-2018 në KEDS dhe nuk kanë lidhje as me angazhimin e tij aktual as me ndonjë përgjegjësi publike në kuptimin e postit publik”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Deri në zbardhjen përfundimtare të këtyre pretendimeve dhe verdiktit në procesin gjyqësor që do të kryhet anëtarit Berat Lahu i suspendohet anëtarësia në subjektin tonë, vendim ky i marrë nga organet tona të brendshme përgjegjëse”, ka shtuar ai.

Gjatë operacionit “Brezovica” janë arrestuar edhe gjatë persona të tjerë. Gjykata Themelore në Ferizaj, këtë të premte ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë të dyshuarve.

Ndryshe, asamblisti i Vetëvendosjes ishte kërkuar edhe me herët për rastin ‘Brezovica’ por nuk ishte hasur në shtëpi.

Më datën e 3 mars të këtij viti, Lahu i kishte shpëtuar arrestimit. Ai atë kohë kishte mohuar se iu ka bastisur shtëpia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Lajme
Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Zgjedhjet në veri janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin, por situata nuk është e qëndrueshme

Lajme
Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Komandanti i KFOR-it: Mjaft me veprime të njëanshme, veriu i Kosovës pa ne mund të ishte “vatër lufte”

Lajme
Zyrtarët e BE-së nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Zyrtarët e BE-së nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës

Politikë
Kishin ardhur si turistë, arrestohen dy trafikantë britanikë në Shqipëri- shisnin droga të forta në Dhërmi

Kishin ardhur si turistë, arrestohen dy trafikantë britanikë në Shqipëri- shisnin droga të forta në Dhërmi

Lajme
Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mbyti nënën me qese në Përmet

Lajme
Kalo në kategori