LAJMI I FUNDIT:

VV akuzon policinë për dhunë ndaj aktivistëve të arrestuar

VV akuzon policinë për dhunë ndaj aktivistëve të arrestuar

Policia e Kosovës ka ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes, Çlirim Gerbeshi dhe Atdhe Arifit, të cilët u arrestuan më 10 gusht pasi kishin hedhur ngjyrë të kuqe në protestën kundër ndaljes së dhunës ndaj grave.

Kështu deklaroi aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Berisha, e cila tha se ngjyra e kuqe është hedh vetëm në institucion dhe në asnjë moment nuk është sulmuar asnjë zyrtar policor.

“Ne në asnjë moment nuk e kemi sulmuar asnjë zyrtar, bile edhe qëllimi i aksionit nuk ka qenë ajo. Bile, keqtrajtim ka pasur nga ana e Policisë karshi protestuesve, të rrahur kanë qenë aktivitet Çlirimi dhe Atdheu. Ajo çka është me rëndësi për ne nuk është potencomi i ngjyrës së hedhur ose ngjyrës së kuqe në institucione, por është e rëndësishme kauza për çka është bërë ajo. Ne kemi çdo ditë gra që po dhunohen dhe po masakrohen çdo ditë, kemi gra që po vriten dhe policia po hesht dhe po hesht e gjithë shoqëria. Kjo është problem më i madh që ne duhet me u marr dhe jo me ngjyrën e kuqe në institucione”, tha ajo.

Rinë Zhitia, aktiviste në Lëvizjen Vetëvendosje, tha se gratë po vriten çdo ditë, derisa Policia e Kosovës nuk po merr masa, duke shërbyer vetëm si mjet justifikues për ta. Sipas saj, Policia e Kosovës është duke trajtuar dhunën ndaj grave si diçka të mbyllur dhe private.

“Sigurisht keni dëgjuar për rastin që babai me dy djemtë i kanë rrahur nënën dhe dy motrat. Ky lajm u raportua para dy ditësh. Të tre janë liruar dje në orën 18, pa proces gjyqësor. Ato tri gra mund të jenë ende të lënduara, me plagë të hapura. Por ata që ua shkaktuan plagët u liruan vetëm pas dy ditësh, ironikisht nga i njëjti vend ku po mbaheshim dhe ne. Pra, policia nuk është kundër dhunës, është përkrahëse e dhunës. Kjo polici i ka duart me gjakun e grave”, u shpreh ajo.

Elona Kurti theksoi se pas keqtrajtimit nga ana e policisë, kanë marrë tretman mjekësore, ndonëse me vonesë.

Ndërsa deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, tha se megjithëse iu është ofruar ndihmë, ka qenë e vështirë të marrin ndihmë në atë moment.

“Tek më vonë fillon me i vërejt pasojat e forcës që është përdorur. Edhe pse ka pasur mjek, ka qenë goxha e vështirë me marrë ndihmë në atë moment, sepse forca që u ushtrua ndaj aktivistëve, tek më vonë janë vërejtur pasojat”, tha Bogujevci.

Ajo pati edhe një lutje, që çdo ditë të ngritet zëri i grave, që të flitet e të protestohet që të ndalet dhuna ndaj grave. Sipas saj, Kosova është një vend i vogël me numër të madh të grave që po keqtrajtohen.

“Jemi vend shumë i vogël me numrin e madh që e kemi të grave që janë vrarë në këtë vend dhe që po keqtrajtohen. Duhet të kërkojmë gjatë gjithë kohës përgjegjësi nga institucionet dhe policia. Është e papranueshme që gjithherë jepen arsyetime por nuk merret asnjë përgjegjësi”, tha ajo.

Ndryshe, protesta e mbajtur më 8 gusht, kishte përfunduar me tetë të arrestuar nga ana e Policisë të Kosovës.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të arrestuar të premten pas aksionit gjatë të cilit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të Policisë, janë liruar.

Arta Berisha, Elona Kurti, Patrik Domi, Rinë Zhitia, Çlirim Gërbeshi e Atdhe Arifi, ishin ndaluar nga Policia për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori