LAJMI I FUNDIT:

I vuri tritolin pallatit në Shëngjin, gjykata le në burg 21-vjeçarin nga Kruja

I vuri tritolin pallatit në Shëngjin, gjykata le në burg 21-vjeçarin nga Kruja

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e “Ranës së Hedhur” në Shëngjin.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura i riu nga Larushku i Krujës nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.


Erald Pajtani u arrestua me 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të vitit 2020.

21-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”. /Ora News/