LAJMI I FUNDIT:

Vullnet për punë në këtë kohë me coronavirus: Talenti i futbollit Albion Rexhepaj gjen mënyra të ndryshme për tu stërvitur

Vullnet për punë në këtë kohë me coronavirus: Talenti i futbollit Albion Rexhepaj gjen mënyra të ndryshme për tu stërvitur

Tashmë kur aktivitetet sportive janë ndalur shkaku i coronavirusit, sportistët po mundohen të gjejnë forma të ndryshme që të ruajnë formën.

Të njëjtën gjë është duke e bërë dhe Albion Rexhepaj, 11 vjeçari që luan te Trepça e Mitrovicës.


Albioni përveç që ka vullnet të madh, ai edhe sakrifikon shumë, pasi është nga Skënderaj, e stërvitjet i bën në Mitrovicë te trajneri Arsim Haliti.

Këtë vit ai do të bashkohet me gjeneratën U13, ku për trajner do t’i ketë emrat e njohur të futbollit kosovar Emin Baliqin dhe Shpëtim Fetahu.

Ai luan pozitat e sulmit dhe aktualisht ka gjetur disa mënyra që ta ruajë formën, duke e kthyer oborrin e tij në një stadium.

Albioni çdo ditë del dhe kryer stërvitje të ndryshme duke marr instruksione edhe trajnerët e tij te Trepça për disa stërvitje.

Kjo për shkak që coronavirusi ka bërë që të gjitha ngjarjet sportive të ndërpriten në Kosovë.

Më  02 shkurt të këtij viti me Trepçën ai ka marre pjesë në turneun “Jüberg Cup Hemer”, në Gjermani ku kishte paraqitje fantastike, ndërsa më 08 shkurt 2020 ka marr pjesë në turneun “Csi Talent Cup” në Gjenevë të Zvicrës me shkollën e futbollit Young Team nga Struga.

View this post on Instagram

#jübergcup #germany2020 #ar11

A post shared by Albion Rexhepaj (@albion11.r) on Feb 4, 2020 at 12:34pm PST

Aty ai ka luajtur kundër talentëve nga akademi të njohura si ato të Barcelonës, Man City, Porto, Basel e Nantes.

Qëllimi i tij është që një ditë të luajë në këto klub dhe trajnerët e tij kanë vetëm falë të mira për të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori