LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Serbia do të punojë pa ndërprerë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Vulin: Serbia do të punojë pa ndërprerë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Beograd, Urs Schmid.

Ministri serb i tha ambasadorit zviceran se Serbia do të “punojë në mënyrë aktive” për të parandaluar hyrjen e Kosovës në Interpol, nëse Prishtina do të paraqes kërkesën për anëtarësim.


Në takimin me Schmid, Vulin tha se kjo do të ishte absolutisht e papranueshme, raporton N1.

“Kosova nuk mund të jetë anëtare e ndonjë organizate botërore, veçanërisht e asaj që ka të dhëna për bandat e drogës”, tha Vulin.

Gjithashtu ministri bisedoi me ambasadorin e Japonisë, Takahiko Katsumata, për mënyrat e bashkëpunimit policor midis dy vendeve në luftën kundër krimit të teknologjisë së lartë dhe trajnimet e përbashkëta në këtë sferë. /Telegrafi/