LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Serbia nuk ka vend në BE – ata duan që ne të njohim Kosovën, të shfuqizojmë Republikën Srpska dhe të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Vulin: Serbia nuk ka vend në BE – ata duan që ne të njohim Kosovën, të shfuqizojmë Republikën Srpska dhe të vendosim sanksione ndaj Rusisë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të pranojë sa më shpejt që “nuk dëshiron” të jetë pjesë e Bashkimit Evropian (BE) dhe se “nëse nuk ka vend atje, do të jetë më mirë”.

Ai shtoi se qëndrimi i Serbisë ndaj BE-së “nuk është çështje emocionesh por vendimesh racionale”, shkruajnë mediat në gjuhën serbe, përcjell Telegrafi.


“Çështja nuk është nëse ne duam të anëtarësohemi në BE, pyetja është nëse BE-ja do Serbinë. Duke gjykuar nga shantazhi i çmendur që po na ekspozojnë për të njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Srpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan”, citohet të ketë thënë Vulin.

Madje, ai ka pohuar se BE-ja si aleancë është “një gjë e së kaluarës”, sepse sipas tij, “me humbjen e pavarësisë politike”, vendet e BE-së “u bënë territore, jo shtete”.

“Vendimi përfundimtar për pranimin e anëtarëve të rinj merret nga çdo parlament i çdo vendi të BE-së. A mendoni vërtet se kroatët do të votojnë për hyrjen e Serbisë në BE pa asnjë kusht tjetër?…”, ka shtuar Vulin.

Ndryshe, Vulin kishte deklaruar më herët se mbijetesa e Serbisë varet nga Rusia.

Madje, sipas tij, miqësia e Beogradit me Moskën është e një rëndësie të madhe.

“… Marrëdhëniet me Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera që na pranojnë pa shantazhe dhe kushte janë e ardhmja e Serbisë. Pse duhet të jemi pjesë gjeografike e çdo aleance?”, ka theksuar Vulin.

Po ashtu, Vulin ka shprehur mosbesim ndaj propozimit të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët ofrojnë përfitime ekonomike dhe përshpejtim të procesit të anëtarësimit të shtetit serb në Bashkim Evropian. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kalo në kategori