LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Unë e refuzova propozimin e QUINT-it për zgjidhjen e çështjes së targave me Kosovën

Vuçiq: Unë e refuzova propozimin e QUINT-it për zgjidhjen e çështjes së targave me Kosovën

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, në të cilën siç është thënë u diskutuan ngjarjet e fundit në Kosovë, tanimë ka përfunduar dhe pas saj është deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq i cili drejtoi seancën, tha se ai mori një propozim për zgjidhjen e situatës në vendkalimet kufitare me Kosovën në Jarinje dhe Bërnjak, por se ai e refuzoi atë propozim.


“… Ne kemi arritur në përfundimet se Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë. Deklaratat në të cilat na barazojnë dhe thonë se të dy vendet janë fajtore janë të papërshtatshme”, ka pretenduar fillimisht presidenti serb.

Ai gjithashtu vuri në dukje se dje ai mori një propozim nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it se si duhet të duket një “zgjidhje kompromisi”.

Presidenti i Kroacisë: Vuçiq ishte një nga nxitësit më të spikatur të luftës në vitet '90
Lexo po ashtu Presidenti i Kroacisë: Vuçiq ishte një nga nxitësit më të spikatur të luftës në vitet '90

“Unë e refuzova atë sepse nuk është kompromis dhe sepse e kthen Serbinë prapa. Shkurt – është një zgjidhje sipas së cilës 70 për qind e asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin…”, ka shtuar tutje presidenti i Serbisë.

Reagimi i tij vjen pasi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga e hëna të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar po të hënën, nga Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Si rezultat i kësaj, në orët e mëngjesit të së hënës janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Azia
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Evropa
Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste

Evropa
Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Botë
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa
Kalo në kategori