LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takon Dodikun, të sanksionuarin nga SHBA-të

Vuçiq takon Dodikun, të sanksionuarin nga SHBA-të

Aleksandar Vuçiq ka takuar sot të sanksionuarin nga ana e SHBA-së, presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodikun.

Presidenti i Serbisë po zhvillon një vizitë shtetërore në Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës, ku së bashku me të është edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.


Serbia dhe Republika Srpska kanë investuar së bashku rreth 2.1 milion marka të konvertueshme (1.07 milion euro) në ndërtimin e kopshtit në Srbac, raporton nova.rs.

Në fazën tjetër është planifikuar ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë, parkingut dhe rrugës hyrëse.

Vuçiq së bashku me Dodikun takuan edhe patriarkun Porfiri në manastirin e Osovicës, në komunën e Srbac. Të tre diskutuan çështje të rëndësishme kombëtare, pa praninë e mediave.

SHBA-ja sanksionon anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjës dhe krerë të Republika Srpska
Lexo po ashtu SHBA-ja sanksionon anëtaren serbe të Presidencës së Bosnjës dhe krerë të Republika Srpska

Vuçiq nesër do të ketë disa takime të tjera ndërsa do të vendosë kurorë me lule në memorialin “Cesta Petrovaçka” dhe më pas do të marrë pjesë në “Dita e Kujtesës” për serbët që kanë pësuar dhe janë dëbuar nga shteti boshnjak.

Ndryshe, Dodik së bashku me disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës së fundi janë sanksionuar prej Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/