LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq i shqetësuar: Varianti britanik i coronavirusit është shfaqur në Serbi

Vuçiq i shqetësuar: Varianti britanik i coronavirusit është shfaqur në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se ministri serb i Shëndetësisë e ka informuar se ka varianti britanik i coronavirusit tashmë ka mbërri në Serbi.

Presidenti serb ka thënë se “një pasagjere nga Londra, e cila ishte negativ në testin PCR, e solli në Serbi këtë lloj të virusit, burri i saj kishte simptoma të rënda”, tha Vuçiq, duke shtuar se kanë përcjellur të gjitha kontaktet e asaj gruaje dhe u përpoqën t’i izolonin ato.


Vuçiq deklaroi për televizionin serb “TV Prva” se Serbia nuk mori asnjë vaksinë nga programi Covax, por në mënyrë të pavarur është furnizuar me 1,150,000 vaksina, transmeton Telegrafi.

“Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriore dhe Kosova nuk kanë asnjë vaksinë. Shqipëria nuk mori asnjë vaksinë nga programi Covax”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se ai mori raporte nga shërbime të shumta sekrete, ku në faqen shtatëdhjetë lexoi në një paragraf se vaksina kineze është më e mira.

Ai  tha se ai pret që 50,000 njerëz të vaksinohen gjatë ditës, por ai është i shqetësuar dhe nuk e fsheh atë, sepse, sipas tij, është shumë e vështirë të marrësh vaksina të reja.

“Është e vërtetë se jam i shqetësuar dhe nuk e fsheh, sepse sot është më e vështirë të marrësh një vaksinë sesa një armë bërthamore. Gjëra të pabesueshme po ndodhin në botë që ne pjesërisht i parashikuam”, tha Vuçiq./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori