LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq po ulet në dy karrige, Moska e pakënaqur me Serbinë

Vuçiq po ulet në dy karrige, Moska e pakënaqur me Serbinë

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, ka filluar të rritet presioni mbi Beogradin që t’i bashkohet vendeve perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë – e për herë të parë nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, këtë pakënaqësi të Serbisë e ka shprehur haptazi Moska, shkruan e përditshmja ruse Komersant.

Në një artikull të titulluar “Serbinë po e sulmojnë nga të gjitha anët – Perëndimi dhe Rusia të pakënaqura me Beogradin”, vlerësohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ka gjetur veten mes “dy zjarreve diplomatike”, do të bëjë disa hapa drejt Perëndimit, por se sipas të përditshmes ruse vështirë se do të heq dorë nga Rusia, transmeton Telegrafi.


E presionin mbi Beogradin po e bën Gjermania, që konsiderohet si partner kyç i Serbisë në rrugën drejt BE-së, thuhet ndër tjera në artikull. Komersant gjithashtu shkruan se kanë dalë të sakta parashikimet e ekspertëve, që presionit i BE-së dhe SHBA-së mbi Serbinë do të rritet pas përfundimit të zgjedhjeve.

“Nga fillimi e deri te kriza e tanishme në Ukrainë, Perëndimi ka vlerësuar se nuk është normale që Serbia të mbetet e vetmja në mesin e vendeve tjera kandidate për BE, që nuk i është kyçur sanksioneve”.

Kjo e përditshme shkruan se është një moment i pakëndshëm për Vuçiqin i cili po tenton të ulet në dy karrige – e pakënaqësinë për pozicionin e tij e ka shprehur haptazi Moska.

Zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se Moska nuk i kupton përfaqësuesit e shteteve që thonë se bëjnë politikë të balancuar, e që flasin se janë nën presionin e shteteve perëndimore dhe për këtë duhet të bëjnë kompromise.

“Nuk po e kuptoj këtë. E dimë se po bëhet presion. Por, nëse është fjala për ata që pretendojnë se janë miqtë tanë, është vështirë t’i kuptojmë”, shtoi Zakharova.

“Raportin miqësor ndaj Rusisë, Vuçiq mund ta tregoj akoma, nëse nuk i bashkohet sanksioneve të perëndimit, dhe t’i kujtohet dëshira e presidentit Vladimir Putin – që në qeverinë e Serbisë të përfshihen më shumë politikanë që janë të orientuar për zhvillim të mëtutjeshëm të raporteve me Rusinë”, shkruan ndër tjera Komersant.

E në mesin e politikanëve pro-rusë që Kremlini i konsideron ashtu është Ivica Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori