LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq pësoi një rënie të madhe në Beograd, SNS ka humbur deri në 28 asamblist

Vuçiq pësoi një rënie të madhe në Beograd, SNS ka humbur deri në 28 asamblist

Edhe pse Partia Progresive Serbe (SNS) fitoi zgjedhjet në Serbi dhe Aleksandar Vuçiq siguroi një mandat tjetër si president, rezultatet në Beograd tregojnë se jo gjithçka është ashtu siç prisnin.

Sipas Cesid dhe Ipsos, SNS e Vuçiqit fitoi 38 për qind të votave në zgjedhjet e Kuvendit të Beogradit, ose 48 vende, nga gjithsej 110 vende.


Ai ndoshta do të mund të formojë sërish qeverinë, sepse SPS-ja e Ivica Daçiqit, me të cilin ai është në koalicion, ka fituar tetë mandate, kështu që së bashku kanë një shumicë të ngushtë prej 56 mandatesh.

Por nëse këto rezultate krahasohen me ato të katër viteve më parë, atëherë shihet se SNS ka pësuar një rënie të madhe në kryeqytet.

Përkatësisht, në zgjedhjet e fundit, partia e Vuçiqit fitoi 45 për qind të votave dhe 64 ulëse në kuvendin e qytetit, gjegjësisht kishte një shumicë komode.

Kjo në vetvete tregon një rënie të madhe të besimit në këtë parti në Beograd. Por është e rëndësishme të theksohet një fakt tjetër.

Shije gjaku dhe turpi: Pesë momentet e tmerrshme nga zgjedhjet në Serbi
Lexo po ashtu Shije gjaku dhe turpi: Pesë momentet e tmerrshme nga zgjedhjet në Serbi

Në zgjedhjet e katër viteve më parë, Aleksandar Shapiq fitoi nëntë për qind të votave dhe 12 vende me listën e tij. Pas kësaj, Shapiq i është bashkuar SNS-së dhe ka qenë kandidat i partisë së Vuçiqit për kryetar komune në zgjedhjet e djeshme. Një numër i votave që SNS mori në zgjedhjet e qytetit i takojnë atij.

Pra, katër vjet më parë, SNS dhe Shapiqi së bashku kishin 76 vende (54 për qind të votave) dhe në këto zgjedhje fituan vetëm 48 vende.

Rezultati i tyre është 16 për qind më i ulët dhe 28 vende më i ulët se katër vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Vrasjet dhe tentativat për vrasje të liderëve në Evropë

Evropa
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori