LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq, pas takimit me kreun e Kishës: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës

Vuçiq, pas takimit me kreun e Kishës: Serbia ndodhet në situatë të vështirë përballë Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ia ka përcjell sot kreut e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkut Irinej, përmbajtjen e Platformës së Kosovës për dialog me Serbinë, për të cilën ka thënë se sjell shumë rreziqe dhe për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Serbia.

Patriarku Irinej, siç raportojnë mediat serbe, pas takimit me Presidentin Vuçiq, tha se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë mendim të njëjtë për problemin dhe si të reagojnë në situatat çfarë është tani, lidhur me Kosovën.


“I jam mirënjohës patriarkut dhe anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, i cilët kishin vullnet të më dëgjojnë. Ne i sollëm patriarkut dhe të tjerëve tekstin e Platformës [së dialogut] të cilën shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për qëllime të ndërprerjes së dialogut me Beogradin dhe i kanë informuar me të gjitha veprimet që i kanë bërë – nga mos zbatimin i marrëveshjes së Brukselit, pastaj taksës, deri te Platforma, e cila në fakt është tregues se sa disa njerëz duan të shkaktojnë krizë dhe probleme, e jo zgjidhjen e problemit”, ka thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Më tej, presidenti serb ka thënë se “pikë për pikë, parim për parim kemi shpjeguar dhe kemi thënë se sa rreziqe bartë ajo dhe se sa e vështirë është situata në të cilën gjendet Serbia”.

Kreu i Kishës serbe, u tha gazetarëve, pas takimit me Presidentin Vuçiq, se biseduan për Platformën që ka nxjerr Prishtina, për situatën në Serbi, veçanërisht për situatën në Kosovë, “ku çdo ditë e më shumë situata është duke u përkeqësuar”.

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, tha sot se është e rëndësishme që shteti dhe Kisha kanë të njëjtin mendim për këtë çështje dhe për atë se si të reagohet ndaj problemit, në situatat siç është tani në lidhje me Kosovën.

“Është e rëndësishme që shteti dhe Kisha së bashku të kërkojnë zgjidhjen dhe qëndrimin më të mirë”, ka thënë kreu i Kishës Serbe.

Këto deklarata vijnë pas takimit të sotëm të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq me Patriarkun serb Irinej dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe, për të diskutuar për Platformën e dialogut me Serbinë, të miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori