LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq para takimit me Kurtin: Do të jetë vështirë

Vuçiq para takimit me Kurtin: Do të jetë vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para takimit të sotëm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë “se gjaku i derdhur nuk duhet të harrohet”.

Ai në një video të postuar në Instagram, tha: “Prej ditësh, në veçanti dje dhe sot, Albin Kurti po udhëheq një fushatë kundër Serbisë. Ai dhe ndihmësit e tij, përfshirë të gjithë nga Shaip Kamberi e deri te Azem Vllasi, dhe të gjithë politikanët dhe analistët”, tha Vuçiq.


“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjtë nga Perëndimi. Megjithatë, në anën tonë është drejtësia. Është më e rëndësishme se kjo është se ata nuk e kuptojnë sesa e fuqishme është dashuria për liri dhe sa fort duhet të ruhet, pavarësisht presioneve”, shtoi presidenti serb, transmeton Telegrafi.

Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen sonte në Bruksel, ku me theks të veçantë raportohet se do të diskutojnë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ata ishin takuar për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe janë pajtuar gojarisht për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë, e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori