Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka porositur autoritetet në Kosovë duke i lutur që të mos e padisin Serbinë për gjenocid. Ai tha se ndërkombëtarët që po deklarohen se janë kundër ndryshimit të kufijve nuk e thonë të vërtetën, sepse pikërisht ata janë për ndryshim kufijsh, por vetëm të Serbisë.
“Padinë kundër Serbisë për gjenocid, mund ta bëni vetëm përmes një shteti tjetër, Shqipërisë. Kjo do të nënkuptonte fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë ju paralajmëroj dhe ju lutem mos e bëni këtë”, theksoi Vuçiq, për “TV Pink”.
Ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që, siç thotë ai, ende po përkundin dhe shikojnë Prishtinën si fëmijën e tyre, të mos e bëjnë atë, transmeton Telegrafi.
Vuçiq vuri në dukje se, “ndërkombëtarët që thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, nuk po thonë të vërtetën, sepse ata në të vërtetë janë në favor të ndryshimit të kufijve”.
“Gënjejnë hapur, ata janë vetëm për ndryshimin e kufijve të Serbisë. Sa herë që ata thonë se janë kundër ndryshimit të kufijve, unë them ‘ti je edhe një hipokrit tjetër që dëshiron të ndryshojë kufijtë që u arrit me forcë kur kishim një qeveri të paaftë në Serbi’. Thoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve, kurse në Kosovë e justifikoni atë me kinse një katastrofë humanitare. A nuk ishte një katastrofë më e madhe në Irak, pse atëherë nuk e ndatë Basrën nga Bagdadi?”, tha ai, duke shtuar se kjo flet vetëm për hipokrizinë e atyre.
Siç tha ai, kur shtron pyetjen – se pse disa kanë të drejtë të vetëvendosjes dhe të tjerët jo – ata, siç tha ai, i thonë, se duhet të shikojë për të zhvilluar ekonominë [e Serbisë].
“Çfarë do të ishte një Serbi e suksesshme në interesin e tyre? Për Evropën një Serbi e suksesshme është Serbia pa Kosovën. Prandaj ata [Kosova] janë kundër Mini Schengenit, kundër politikës ‘Ballkani ballkanasve’. Ata gjithmonë duan t’i ngrenë të tjerët kundër nesh, në mënyrë që Serbia të mos jetë e fortë, të mos jetë dominuese”, përfundoi Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert