LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por do të jetë jetëshkurtër

Vuçiq: Kurti e bëri një truk të mirë dje, por do të jetë jetëshkurtër

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka “tentuar t’u shesë një truk” liderëve evropianë në takimin e djeshëm në Bruksel, por që sipas tij, është një “truk jetëshkurtër”.

Vuçiq i ka cilësuar “mashtrime” ato që ka bërë Kurti në takimin me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuele Macron, kryeministren italiane, Giorgia Meloni, të shoqëruar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell e emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, Kurti prezantoi idenë për nënshkrimin e të tri dokumenteve, pasi e dinte se Serbia nuk mund të nënshkruante.


“Kurti bëri një truk të mirë, por afatshkurtër dje. Ai e ka paraqitur idenë, të nënshkruajmë të tre dokumentet. Bëhet fjalë për dy marrëveshjet, në Bruksel e Ohër. E propozoi sepse e dinte që Serbia nuk do ta pranonte. Ai nuk është gati të themelojë Asociacionin. Ai nuk do të përmbushë gjithçka, është e qartë se ishte një truk për të blerë kohë”, ka thënë Vuçiq në TV Pink.

Vuçiq ka thënë se kjo është hera e fundit që Kurti e bëri, sepse sipas tij, kjo nuk mund të kalojë më.

Liderët evropianë me letër të përbashkët: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto
Lexo po ashtu Liderët evropianë me letër të përbashkët: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

“Ai e provoi më parë, por dje ishte hera e fundit që e bëri, sepse nuk mendoj se mund të kalojë më”, ka vijuar ai.

Tutje, Vuçiq ka thënë se së shpejti pret një vizitë të madhe nga Bashkimi Evropian (BE).

“Besoj se do të jetë një takim në nivelin më të lartë. Besoj se do të vazhdojmë bisedimet, për ne BE-ja është partneri kryesor, partneri ynë më i rëndësishëm, prandaj besoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pritën në takime të ndara nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori