LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq kërkon vazhdim të dialogut me Kosovën nën kujdesin e BE-së

Vuçiq kërkon vazhdim të dialogut me Kosovën nën kujdesin e BE-së

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua sot me Patriarkun e sapozgjedhur serb, Porfirio.

Ai thotë se e informoi patriarkun për situatën në Kosovë. Ata diskutuan se si të ruhet paqja dhe stabiliteti, si dhe si të ndihmohet populli serb në Kosovë, si dhe si t’i ndihmohen ata ekonomikisht.

“Unë mendoj se ka mirëkuptim për këtë çështje. Unë jam mirënjohës që ai pati durimin për të dëgjuar”, shpjegon Vuçiq. Ai shton se u diskutua edhe rreth pozicionit të popullit serb si dhe Kishave në rajon.

Vuçiq ka folur edhe rreth dialogut me Kosovën, ku ka ritheksuar se nuk do të jetë e lehtë, raporton b92.

“Gjithçka që është përpara nesh nuk është e lehtë, nuk është diçka për të cilën mund të presim nëse e dini pozicionin amerikan. Jo për faj të qeverisë së sotme, madje as të presidentit të sotëm, por ajo situatë është e vështirë për ne. Do të jetë nën presion”, thotë Vuçiq për pozicionin e autoriteteve amerikane.

Ai thotë se prania e tyre në Ballkanin Perëndimor do të jetë më dominuese dhe na takon neve ta ruajmë paqen.

“Le të vazhdojmë dialogun nën kujdesin e BE-së. Se do të jetë e lehtë për ne – sigurisht jo. Nëse ata mendojnë se ne lehtë do të heqim dorë nga ajo që ne mendojmë se është e jona – ata gabohen”, thotë Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori