Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 15 shtator se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë “ajo që ai (Kurti) e quan njohje joformale”.
Këtë deklaratë Vuçiq e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë ekspozimit të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe një pjesë të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë, në Nish, në jug të vendit.
“U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”, tha Vuçiq.
Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë.
Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
Ky ishte takimi i parë mes Vuçiqit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se të dyja palët kanë qëndrime të kundërta, se Kurti fillimisht dëshiron aspektin politik të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis.
Sipas Borrellit, Kurti ka konsideruar se hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur.
Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se në takim “as pala serbe dhe as ajo e Brukselit nuk kanë pasur asnjë dokument, si propozim”.
Pas takimit tw fundit në Bruksel, Vuçiqi tha para gazetarëve se Serbia “e pranoi propozimin e kompromisit të BE-së”.
“Duhet të vazhdojmë të flasim”, deklaroi Vuçiq të enjten.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin që nuk është bërë progres në raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in, më 14 shtator.
Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur pajtimi ndërmjet dy palëve, me Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013.
Prishtina zyrtare refuzon me këmbëngulje ta formojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, gjegjësisht se nuk mund të bëhen asociacion një-etnik.
Formimi i Asociacionit kërkohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3