LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq e Macron, takim për një orë “në katër sy”, diskutojnë edhe për dialogun me Prishtinën

Vuçiq e Macron, takim për një orë “në katër sy”, diskutojnë edhe për dialogun me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Pallatin Elize është pritur nga presidenti francez, Emanuel Macron.

Si raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ata kanë zhvilluar një takim “në katër sy”, takim i cili përkundër se ishte planifikuar të zgjaste për 25 minuta, ka zgjatur rreth një orë.

Siç raporton tutje Blic.rs, Vuçiq sot i ka dorëzuar edhe një thirrje për të vizituar Serbinë.

Dhe nëse e pranon, ai do të jetë presidenti i parë francez që do të vizitojë Serbinë pas 18 vjetësh.

Siç ishte paralajmëruar, të dy presidentët do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, pastaj situatën në rajon, me theks të veçantë rreth dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe integrimin evropian të Serbisë.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar më parë se ai pret shumë nga bisedimet me Presidentin Macron.

“Mendoj se ky takim është shumë i rëndësishëm për Serbinë. Nuk kishim një komunikim të tillë në periudhën e mëparshme me disa presidentë francezë dhe homologë të tyre serbë. Vizita e fundit, dhe ajo shumë e shkurtër daton më shumë se 15 vjet më parë, kur Jacques Chirac vizitoi Beogradin”, kishte potencuar Vuçiq. /Telegrafi/