LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq e informon patriarkun Irinej për dialogun me Kosovën në Uashington dhe Bruksel

Vuçiq e informon patriarkun Irinej për dialogun me Kosovën në Uashington dhe Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua të hënën me patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca e Serbi, Vuçiq e informoi patriarkun për bisedimet me Kosovën, që janë mbajtur në fillim të këtij muaji në Uashington dhe Bruksel, si dhe për bisedat e tij me udhëheqës botërorë.

“Është folur për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republikën Serbe dhe pjesë të tjera të Bosnjës e Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe, përcjell Telegrafi.

Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kanë nënshkruar më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.

Marrëveshja është nënshkruar në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pas takimit në Uashington, Hoti dhe Vuçiq janë takuar më 7 shtator në Bruksel, ku kanë njoftuar se kanë hapur diskutimet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe për çështjet pronësore dhe financiare.

Sipas njoftimit të Presidencës serbe, Vuçiq dhe Irinej biseduan edhe për pozitën e popullit serb në Kosovë, Mal të Zi, Kroaci, Republika Sërpska dhe në pjesë të tjera të Bosnje e Hercegovinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori