LAJMI I FUNDIT:

“Vuçiq, Brnabiq, Vulin…”, publikohet lista e gënjeshtrave të vitit 2023 në Serbi

“Vuçiq, Brnabiq, Vulin…”, publikohet lista e gënjeshtrave të vitit 2023 në Serbi

Portali “Istinomer” në Serbi u përpoq gjatë gjithë vitit të ndajë autentiken, realen dhe të vërtetën nga gënjeshtrat, makinacionet, manipulimet dhe faktet e shtrembëruara.

Matësi i së vërtetës e vlerëson vitin 2023 si një vit që nuk ishte shumë autentik, raporton N1.


“Ne kemi regjistruar të njëjtat gënjeshtra, manipulime të vjetra dhe mashtrime të papara gjatë gjithë vitit. Megjithatë, politikanët janë gjithnjë e më shumë imagjinarë se si t’i kalojnë gënjeshtrat si të vërteta, demagogjinë si realitet dhe teoritë e konspiracionit si realitet. Teknikat që përdoren për të hedhur pluhur në sytë e qytetarëve janë gjithnjë e më të larmishme, më tinzare, më dinake dhe perfide”, thekson faqja e Istinomerit.

Siç shtojnë ata, keqinformimi e ka ngjyrosur përditshmërinë e shtetit serb aq shumë sa qytetarët habiten kur dëgjojmë të vërtetën.

“E megjithatë, sado që mësohemi me publikun e formuar nga manipulimet, politikanët arrijnë të na trullosin vazhdimisht me përpjekjet e tyre për të na bërë të çmendur dhe të na bindin se nuk dëgjuam atë që dëgjuam dhe se nuk pamë atë që pamë”, thuhet në deklaratë.

Ndaj, si çdo vit, Istinomer përpiloi një listë të gënjeshtrave, të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Vladimir Gjukanoviq: Nuk thashë që gratë raportojnë dhunë të enjteve për të pushuar më shumë.

Aleksandar Vuçiq: Ne ndërtuam 147 spitale, qendra dhe objekte shëndetësore ndërsa ata (pozita e atëhershme) ndërtuan zero.

Vladimir Gjukanoviq: Po bëjmë një fushatë pozitive, më të pastërtën e mundshme.

Igor Simiq: Numri i grave të vrara po zvogëlohet çdo ditë.

Vladanka Maloviq: Të gjithë e dimë – atë që premtojnë përparimtarët, ata gjithmonë e përmbushin.

Ana Brnabiq: Shkalla totale e lindshmërisë është më e lartë sepse të rinjtë qëndrojnë në Serbi dhe kthehen në vend.

Bratislav Gashiq: Askush nuk e akuzoi Gjermaninë.

Zheljko Mitroviq: Nuk thashë se do të ndalohet “Zadruga” (reality show), por do të ndërpritet.

Aleksandar Martinoviq: Shesheli nuk ishte dënuar për krime lufte.

Aleksandar Vuçiq: Unë kam qenë komandant suprem për nëntë vjet.

Aleksandar Vuçiq: Unë them se paga mesatare në prill të vitit 2012 ka qenë 329 euro.

Aleksandar Vuçiq: Paga minimale në kohën e regjimit të mëparshëm ishte 15 mijë dinarë (128 euro) tani është 47 mijë (400 euro).

Aleksandar Vulin: Shërbimet e inteligjencës nuk japin deklarata. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori