LAJMI I FUNDIT:

Vuani nga tensioni i ulët i gjakut; si të shpëtoni nga ky shqetësim

Vuani nga tensioni i ulët i gjakut; si të shpëtoni nga ky shqetësim

Tensioni i ulët i gjakut është mjaft i përhapur edhe pse dëgjojmë më shumë të flitet për presionin e lartë

Shpesh është i papritur dhe mund të ndodhë në shtëpi ose jashtë.


Ai nuk paralajmëron. Megjithatë janë disa mënyra të shpejta si mund të shpëtojmë menjëherë nga kjo situatë e sikletshme.

1. Konsumoni shpesh ushqim – Hani pak vakte e shpesh. Mos e lini asnjëherë veten të keni uri, këshillon Living.

2. Përdorni kripë – shumë kripë është e dëmshme, por një sasi e caktuar kripe është e domosdoshme për personat me tension të ulët.

3. Pini lëngje – 2 deri në 3 litra ujë në ditë është e domosdoshme për shëndetin. Mos e anashkaloni asnjëherë hidratimin e trupit. Është domosdoshmëri. Dehidratimi është një nga arsyet e tensionit të ulët kështu që qëndroni gjithmonë të hidratuar.

4. Përdorni kafeinë – Kafeina në çajra dhe kafe është shpëtim për të rritur tensionin kur ju bie ndërkohë që jeni në punë ose keni dal. Por mos e teproni, sepse pastaj keni probleme.

5. Qumështi i bajames – Ky qumësht s’ka yndyra dhe është super i shëndetshëm. Pijeni çdo ditë dhe nuk do të keni probleme. Mund ta merrni dhe me vete dhe sa herë nuk ndjeheni mirë ta pini. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori